Publisher: Cve.gov.al 25/06/2021
Publisher: Cve.gov.al 25/06/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi, kontribuoi në veprimtarinë e organizuar nga Kombet e Bashkuara (KB), në kuadër të “Java Kundër Terrorizmit”. Eventi u titullua “Jeta pas ISIS: Kthimi i individëve të lidhur me grupe terroriste nga Siria dhe Iraku dhe mbështetja e KB në dispozicion të Shteteve Anëtare përmes Kuadrit Global”.
Ngjarja nënvizoi disa konsiderata kryesore për Shtetet Anëtare dhe komunitetet ndërkombëtare për të përmbushur sfidat e lidhura me mbrojtjen, ndjekjen penale, rehabilitimin dhe ri-integrimin e të kthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, dhe theksoi mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për Shtetet Anëtare përmes Kuadrit Global.
Drejtoresha e Qendrës CVE, Znj. Dervishi prezantoi progresin dhe përforcimet e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në lidhje me luftën kundër terrorizmit, parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm (P / CVE) në Shqipëri.