Publisher: Cve.gov.al 08/10/2021
Publisher: Cve.gov.al 08/10/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dha kontributin e saj në forumin e III ndërinstitucional mbi Planin e Veprimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në kuadër të programit “Përmirësimi i kapaciteteve penitenciare për adresimin e radikalizmit në burgje dhe Ballkanin Perëndimor”, që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës i Mbështetjes Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.
Gjatë këtij forumi u diskutua qasja e Planit të Veprimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në burgje, problematika të ndryshme të burgjeve, hartimi i Planit Individual të Trajtimit, si dhe mbështetja sociale dhe arsimore e nevojshme për programet e deradikalizimit të të burgosurve.