Publisher: Cve.gov.al 04/11/2021
”
Publisher: Cve.gov.al 04/11/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dha kontributin e saj në takimin e organizuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar ku u diskutua mbi përgjegjësitë e raportimit që lidhet me Raportin TE-SAT.
Në fokus të takimit që u zhvillua në kuadër të projektit “Lufta Kundër Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor” ishte diskutimi i çështjes mbi përgjegjësitë e raportimit të Koordinatorit Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, të Ministrisë së Brendshme si dhe Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Gjatë takimit, vëmendje mori dhe përmirësimi i hartimit të këtij raporti me qëllim pasqyrimin sa më të saktë të situatës aktuale në vendin tonë.