Qendra CVE koordinoi forumin e tretë ndërinstitucional me BE dhe KE për Planin e Veprimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në zbatim nga IANS.

Drejtori i Qendrës CVE përshëndet punimet e Konferencës Rajonale “Rimendimi i Tolerancës Fetare midis Partnerëve të Ballkanit Perëndimor” me Komitetin Shqiptar të Helsinkit
21/10/2021
Vizitë në Prishtinë për bashkëpunim në sistemin universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm
26/10/2021

Qendra CVE koordinoi forumin e tretë ndërinstitucional me BE dhe KE për Planin e Veprimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në zbatim nga IANS.

Qendra CVE koordinoi forumin e tretë ndërinstitucional me BE dhe KE për Planin e Veprimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në zbatim nga IANS.

Publisher: Cve.gov.al            25/10/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm koordinoi në forumin e tretë ndër-institucional për Planin e Veprimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në burgje, që u mbajt në qytetin e Korçës. Në takim morën pjesë profesionistët e vijës së parë nga institucionet penitenciare dhe shërbimi i provës në përballjen e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm.

Forumi, ku Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dha mbështetjen e saj, u organizua në kuadër të programit “Përmirësimi i kapaciteteve penitenciare për adresimin e radikalizmit në burgje në Ballkanin Perëndimor”,  i cili është pjesë e programit të përbashkët të BE/KE i mbështetjes horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.