Publisher: Cve.gov.al 29/09/2021
Publisher: Cve.gov.al 29/09/2021
Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mbështet nismën e fushatës informuese mbi “Portali unik për sinjalizimin e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme”, të organizuar nga Akademia e Studimeve Politike, një bashkëpunim ky edhe me Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), në kuadër të një programi të financuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Zhvillimi i këtij portali ka si qëllim kryesor, krijimin e një hapësire të sigurtë online për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të fenomeneve të ekstremizmit të dhunshëm në sferën online. Ky shërbim do t’ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve që hasen me përmbajtje të paligjshme në internet, të cilët tashmë do të kenë mundësi t’i raportojnë këto përmbajtje në kohë reale nëpërmjet portalit në fjalë.
Pjesë e këtij takimi që u zhvillua në vijim të takimeve të mëparshme me këtë qëllim, ishin edhe përfaqësuesit e Internet Service Providers (ISP) në Shqipëri.