Qendra CVE kontribuoi në “Side Event” organizuar nga Rrjeti i Qyteteve të Forta

Qendra CVE mbështet nismën e fushatës informuese mbi “Portali unik për sinjalizimin e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme”
29/09/2021
Qendra CVE pjesë e takimit rajonal të Shkupit për ndërtimin e kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor mbi sfidat e procesit të ri-integrimit të të kthyerve nga zonat e konfliktit
01/10/2021

Qendra CVE kontribuoi në “Side Event” organizuar nga Rrjeti i Qyteteve të Forta

Qendra CVE kontribuoi në “Side Event” organizuar nga Rrjeti i Qyteteve të Forta

Publisher: Cve.gov.al            30/09/2021

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm kontribuoi në Side Event me temë: “Roli i qyteteve në avancimin e përpjekjeve globale për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm”, që u organizua nga Rrjeti i Qyteteve të Forta, Strong Cities Network, dhe u zhvillua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjatë zhvillimit të webinar-it u pasqyruan arritjet e Qeverisë Shqiptare dhe Qendrës CVE në fuqizimin e institucioneve vendore për kundërshtimin dhe parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në nivel vendor. Në këtë nivel përfshihet edhe roli i Bashkive në zbatimin e programeve të rehabilitimit dhe ri-integrimit të shtetasve të kthyer nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.