Qendra CVE mbështeti tryezat e diskutimit mbi P/CVE-në, të organizuara nga IDM

Qendra CVE përshëndeti konferencën përmbyllëse të KSHH me temë: “Aktivitete Edukative të Bazuara në Vlera për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm tek të Rinjtë në Shqipëri”
31/05/2021
Qendra CVE mbështeti aktivitetin: “Dialog me Komunitetin” në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri”
02/06/2021

Qendra CVE mbështeti tryezat e diskutimit mbi P/CVE-në, të organizuara nga IDM

Qendra CVE mbështeti tryezat e diskutimit mbi P/CVE-në, të organizuara nga IDM

Publisher: Cve.gov.al            02/06/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE) përshëndeti përfaqësuesit e tryezave të punës mbi çështjet e P/CVE-së, që u organizuan nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Gjatë takimit u diskutuan dhe u prezantuan gjetjet e vlerësimit kombëtar të faktorëve nxitës të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri.

Në takim morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve rinore, që së bashku me angazhimin e institucioneve qendrore dhe vendore luajnë rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e këtij fenomeni.