Në vijim të vizitës studimore të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar për të pare modelin e “UK Prevent Model/UK Prevent and Chanel/UK Chanel Process”, Qendra CVE u ftua në takimin rajonal te organizuar nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosove të ndante eksperiencën e saj me përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar, homologet e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Me interes për të pranishmit ishte edhe prezantimi i sistemit të sipërpërmendur ku trajtohen rastet e indentifikuara si të radikalizuara nga ku marrin trajtimin e nevojshëm për rehabilitim dhe riintegrim në komunitet.