Qendra CVE merr pjesë në Forumin e 2të Ndërinstitucional për P/KEDH me pjesëmarrjen e profesionistëve të vijës së parë nga institucionet e burgjeve dhe atyre të shërbimit të provës

Qendra CVE monitoroi aktivitetin e zhvilluar nga WCDCA për krijimin e këshillit të gruas në Kavajë
30/08/2021
Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi realizoi një vizitë me Përfaqësuesin e Lartë UNICEF në Shqipëri, në ambientet e Qendrës Pritëse për të riatdhesuarit.
09/09/2021

Qendra CVE merr pjesë në Forumin e 2të Ndërinstitucional për P/KEDH me pjesëmarrjen e profesionistëve të vijës së parë nga institucionet e burgjeve dhe atyre të shërbimit të provës

Qendra CVE merr pjesë në Forumin e 2të Ndërinstitucional për P/KEDH me pjesëmarrjen e profesionistëve të vijës së parë nga institucionet e burgjeve dhe atyre të shërbimit të provës

Publisher: Cve.gov.al            02/09/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në Forumin e 2 Ndërinstitucional për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm P/KEDH, që u zhvillua në qytetin e Burrelit, organizuar në bashkëpunim me Institutin për Aktivizëm dhe Ndryshim Social.

Forumi bashkoi profesionistë të vijës së parë nga institucionet e burgjeve dhe atyre të shërbimit të provës, përfaqësues të institucioneve arsimore, Zyrës së Punës, Bashkisë Burrel, komuniteteve fetare dhe organizatave operative në zonë.

Qëllimi kryesor i forumit konsistoi në vazhdimin e procesit rehabilitues dhe ri-integrues, edhe pas daljes së të dënuarve nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, duke bashkëpunuar në nivel shumëdimensional dhe duke ruajtur një qasje holistike.