Qendra CVE merr pjesë në konferencën “Conference Hall, Religions, Freedoms and Democracy” në Universitetin Bedër

Drejtori i Qendrës CVE mbajti një takim me Drejtorin e DAT në Policinë e Shtetit dhe përfaqësues të PKK Kapshticë për identifikimin dhe parandalimin e personave të radikalizuar që tentojnë të hyjnë në vend përmes flukseve migratore nga vendet e Lindjes së Mesme
15/09/2021
Drejtori i Qendrës CVE në intervistë për televizionin publik në Rumani, Stirile TVR, mbi proceset e rehabilitimit dhe ri-integrimit të personave të riatdhesuar në vend nga ish zonat e konfliktit në Siri dhe Irak
17/09/2021

Qendra CVE merr pjesë në konferencën “Conference Hall, Religions, Freedoms and Democracy” në Universitetin Bedër

Qendra CVE merr pjesë në konferencën “Conference Hall, Religions, Freedoms and Democracy” në Universitetin Bedër

Publisher: Cve.gov.al            16/09/2021

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me cilësinë e të ftuarës mori pjesë në “Conference Hall, Religions, Freedoms and Democracy” në Universitetin Bedër.
Gjatë konferencës, akademikë, përfaqësues të ambasadës amerikane dhe përfaqësues të komuniteteve fetare ndanë pikëpamjen e tyre rreth bazave religjoze dhe filozofike të tolerancës dhe lirisë së besimit dhe demokracisë. Pjesë e diskutimeve ishin edhe zgjidhjet gjyqësore dhe politike në lidhje me konfliktet e krijuara midis lirisë së besimit dhe të drejtave të tjera njerëzore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke i trajtuar me shembuj konkretë me të gjithë studentët e rajonit.
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dha opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura mbi lirinë e besimit, si dhe parandalimit të fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm përmes arsimit që është hallkë e një rëndësie të vecantë.
Ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të zyrës së marrëdhënieve me publikun të ambasadës amerikane në Tiranë.