Qendra CVE mori pjesë në eventin organizuar nga Kombet e Bashkuara: “Java Kundër Terrorizmit”

Qendra CVE përshëndeti hapjen e shkollës verore “Rinia Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”
25/06/2021
Drejtori i Qendrës CVE zhvilloi takim me Drejtorin për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtorin e Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
30/06/2021

Qendra CVE mori pjesë në eventin organizuar nga Kombet e Bashkuara: “Java Kundër Terrorizmit”

Qendra CVE mori pjesë në eventin organizuar nga Kombet e Bashkuara: "Java Kundër Terrorizmit"

Publisher: Cve.gov.al 28/06/2021

Qendra CVE mori pjesë në eventin e organizuar nga Kombet e Bashkuara (KB), në kuadër të “Javës Kundër Terrorizmit” nga dt. 24 qershor deri më dt. 30 qershor. Java e Dytë Kundër Terrorizmit përfshinte dy konferenca të nivelit të lartë dhe aktivitete të organizuara bashkërisht nga Shtetet Anëtare, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, Entitetet e KB, organizatat e shoqërisë civile dhe sektori privat.

Gjatë javës Kundër Terrorizmit u diskutuan sfidat në lidhje me:

  • Parandalimi në epokën e teknologjive transformuese;
  • Përkrahja e të drejtave të njeriut dhe promovimi i përgjegjësisë gjinore, në luftën kundër terrorizmit;
  • Përgjigjia për sfidat e reja dhe ato ekzistuese kundër terrorizmit;
  • Multilateralizmi si përparësi e dekadës së ardhshme në luftën kundër terrorizmit;
  • Roli kritik i shoqërisë civile dhe aktorëve lokalë në ndërtimin e partneriteteve për parandalimin e terrorizmit.

Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi, kontribuoi në aktivitetin me titull: “Jeta Pas ISIS: Kthimi i individëve me lidhje me grupet terroriste nga Siria dhe Iraku dhe mbështetja e KB për Shtetet Anëtare përmes Kornizës Globale”. Në këtë event u theksuan disa konsiderata kryesore për Shtetet Anëtare dhe bashkësinë ndërkombëtare për të përmbushur sfidat në lidhje me mbrojtjen, ndjekjen penale, rehabilitimin dhe ri-integrimin e të kthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak dhe u prezantua mbështetja e KB në dispozicion të Shteteve Anëtare përmes Kuadrit Global.

Znj. Dervishi prezantoi progresin dhe përforcimet e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në lidhje me luftën kundër terrorizmit (CT), parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE) në Shqipëri.

Konferenca e Dytë e Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara me titull “Kundërvënia dhe parandalimi i terrorizmit në epokën e teknologjive transformuese: Adresimi i Sfidave të Dekadës së Re ”siguroi një platformë për Shtetet Anëtare, entitetet e Kombeve të Bashkuara, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, shoqërinë civile dhe sektorin privat për të shkëmbyer informacione, përvoja dhe praktikat më të mira, si dhe për të eksploruar bashkëpunimin e mëtejshëm – përparësitë e terrorizmit nën katër shtyllat e Strategjisë Globale të Kombeve të Bashkuara Kundër-Terrorizmit. Konferenca ofroi një mundësi të konsiderueshme dhe në kohë për të shqyrtuar zbatimin praktik të aspekteve përkatëse të Strategjisë Globale të Kombeve të Bashkuara Kundër-Terrorizmit (A/RES/60/288) dhe rezolutat e rishikimit të tij, përfshirë ato për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe angazhimin me të rinjtë dhe shoqërinë civile, në përputhje me përparësitë e Shteteve Anëtare.

Pesë sesionet tematike të Konferencës u përqendruan në përparësitë kryesore të antiterrorizmit sipas Strategjisë Globale Kundër Terrorizmit. Që nga miratimi i Strategjisë Globale Kundër Terrorizmit, ka pasur shumë shembuj të bashkëpunimit midis Shteteve Anëtare, duke përfshirë përfundimin e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit shumëpalësh, rajonal dhe dypalësh. Sidoqoftë, mund dhe duhet të bëhet shumë më tepër për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar kundër terrorizmit, posaçërisht në përgjigje të keqpërdorimit të teknologjive të reja.