Publisher: Cve.gov.al 16/07/2021
Publisher: Cve.gov.al 16/07/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me misionin e Terre des Hommes në Shqipëri organizuan për bashkinë Librazhd, trajnimin dy ditor me temë “Pranimi në komunitet për të kthyerit nga zonat e konfliktit dhe roli parësor i Këshillave Vendore të Sigurisë Publike në këtë proces”.
Në trajnim morën pjesë punonjës dhe përfaqësues nga bashkia Librazhd, të cilët u trajnuan mbi kuadrin ligjor dhe punën e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, planin e veprimit dhe mekanizmat e ngritur në nivel vendor për parandalimin e krimit, ndihmën ndaj viktimave të fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe funksionimi i Këshillave Vendore të Sigurisë Publike dhe roli i anëtarëve të tij.
Gjatë trajnimit, mes të tjerave, u diskutuan edhe sfidat kryesore me të cilat përballet shoqëria gjatë rikthimit të fëmijëve dhe grave nga zonat e konfliktit.