Qendra CVE nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi në vend

Broshurë për prindërit – Roli i tyre në mbrojtjen e fëmijëve nga ekstremizmi i dhunshëm
10/01/2022
Qendra CVE në forumin e 6-të Ndër-institucional për zbatimin e Planit të Veprimit Kundër Ekstremizmt të Dhunshëm
27/01/2022

Qendra CVE nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi në vend

Qendra CVE nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi në vend

Publisher: Cve.gov.al            11/01/2022

Drejtori i Qendrës Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi, dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Robert Gajda, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për realizimin e veprimtarisë së përbashkët në kuadër të promovimit dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në përputhje me standartet e njohura ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm.

Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit është realizimi i veprimtarisë së përbashkët dhe të koordinuar për respektimin, forcimin dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, për menaxhimin e procesit të rikthimit shtetasve shqiptarë nga ish vendet e konfliktit, angazhimin institucional të të gjithë aktorëve shtetërorë të përfshirë në këtë proces, si dhe sfidat e hasura në këtë drejtim.