Qendra CVE, organizoi së bashku me prezencën e OSBE-së në Shqipëri, takim ndërkufitar të zyrtarëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në Pogradec.

Drejtori i Qendrës CVE zhvilloi takim me Drejtorin për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtorin e Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
30/06/2021
Qendra CVE merr pjesë në forumin e parë rinor “FORUMI RINOR I PAQES”
02/07/2021

Qendra CVE, organizoi së bashku me prezencën e OSBE-së në Shqipëri, takim ndërkufitar të zyrtarëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në Pogradec.

Qendra CVE, organizoi së bashku me prezencën e OSBE-së në Shqipëri, takim ndërkufitar të zyrtarëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në Pogradec

Publisher: Cve.gov.al 30/06/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, më datën 5 korrik organizoi së bashku me prezencën e OSBE-së në Shqipëri, takim ndërkufitar të zyrtarëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në Pogradec. Në takimin e organizuar u diskutua rreth koordinimit dhe komunikimit ndërkufitar në çështjet e parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çojnë në terrorizëm (P/CVERLT).

Në takimin morën pjesë Znj. Lejdi Dervishi, Drejtor i Qendrës CVE në Shqipëri, Z. Xheladin Ajvazi, Zv. Koordinator Kombëtar i Komitetit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit në Maqedoninë e Veriut, përfaqësues të pushtetit vendor, policisë, komuniteteve fetare, si edhe punonjës të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, përfshirë zëvendëskryetaren e Prezencës.

Pjesëmarrësit diskutuan për nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e ekstremizmit të dhunshëm dhe për benefitet që ka sjell trajtimi shuminstitucional i tij, me fokus jo vetëm institucionet vendore, por edhe angazhimin aktiv të të rinjve dhe të grave në kuadër të promovimit ndërkulturor. Po ashtu, u fol për sfidat kryesore në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe shkëmbimin e përvojave për riintegrimin e qytetarëve të riatdhesuar nga zonat e konfliktit.

Prezenca e OSBE-së dhe Qendra do të vijojnë të koordinojnë veprimtaritë e aktorëve qendrorë dhe vendorë, përmes një sërë takimesh në Shqipërinë, me pjesëmarrjen aktive të profesionistëve të vendeve fqinje.