Publisher: Cve.gov.al 25/06/2021
Publisher: Cve.gov.al 25/06/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm përshëndeti të rinjtë, që startuan shkollën verore tre-ditore “Rinia Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkik. Në aktivitet morën pjesë rreth tridhjetë të rinj, pjesëtarë të Qeverive të Nxënësve të pesë shkollave të mesme të përfshira në këtë aktivitet.
Të rinjtë u njohën me çështjet e ekstremizmit të dhunshëm, me qëllim trajtimin e këtyre çështjeve në aktivitete ekstra-kurrikulare që kanë në fokus përfshirjen e komunitetit. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Konsolidimi i Qëndrueshmërisë Komunitare ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm duke fuqizuar Rininë”, që mbështetet nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.