Qendra CVE pjesë e aktivitetit “Cyber Camp” i organizuar nga AKCESK

Qendra CVE kontribuoi në Konferencën Rajonale të Sigurisë organizuar nga RCC
06/12/2021
Qendra CVE kontribuon në takimin e 15-të të GCERF “Përgjigja për sfidën në rritje të ekstremizmit të dhunshëm në Sahel”
08/12/2021

Qendra CVE pjesë e aktivitetit “Cyber Camp” i organizuar nga AKCESK

Qendra CVE pjesë e aktivitetit “Cyber Camp” i organizuar nga AKCESK

Publisher: Cve.gov.al            06/12/2021

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm kontrobuoi në aktivitetin “Cyber Camp”, që u organizua nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) me mbështetjen e iPROCEEDS-2, Banka “Raiffeisen” dhe Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Aktiviteti u fokusua në objektivat e edukimit dhe orientimit të të rinjve drejt tregut të Sigurisë Kibernetike dhe fuqizimin e bashkëpunimit midis aktorëve të fushës për rritjen e efektivitetit të funksionimit të platformës “Raporto Përmbajtje të Paligjshme”. Çdokush që mund të përballet me përmbajtje të paligjshme, të cilat promovojnë ekstremizëm të dhunshëm dhe shtyjnë drejt formave të radikalizimit online, mund të bëjë raportimin e tij nëpërmjet këtij portali.