Publisher: Cve.gov.al 26/11/2021
Publisher: Cve.gov.al 26/11/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mirëpriti në ambientet e saj Kreun e Njësisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Komisionit Evropian, Martin Schieffer dhe delegacionin e tij.
Gjatë këtij takimi u diskutua Plani i Përbashkët i Veprimit kundër Terrorizmit në Ballkanin Perëndimor, si dhe sfidat e hasura gjatë proceseve rehabilituese dhe ri-integruese për të kthyerit nga zonat e luftës.
Gjithashtu, gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme, si qasja e Qendrës CVE lidhur me fenomenet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në shkolla, burgje, si dhe në komunitete.