Qendra CVE organizon forum me studentët dhe pedagogët e UAMD-së mbi parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm

Drejtori i Qendrës CVE pjesë e panelit në tryezën e diskutimit “Sfidat dhe mundësitë e Këshillave Vendore të Sigurisë Publike
25/11/2021
Qendra CVE takim me delegacionin e Komisionit Europian për Planin e Përbashkët të Veprimit kundër Terrorizmit në Ballkanin Perëndimor
26/11/2021

Qendra CVE organizon forum me studentët dhe pedagogët e UAMD-së mbi parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm

Qendra CVE organizon forum me studentët dhe pedagogët e UAMD-së
mbi parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm

Publisher: Cve.gov.al            25/11/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm organizoi një forum me studentët dhe pedagogët e Universitetit Aleksandër Moisiu, Durrës në kuadër të projektit “Universitetet- Fronti i ri i angazhimit CVE”.

Ky forum pati si qëllim prezantimin e koncepteve bazë të CVE-së dhe të Strategjisë Kombëtare për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Gjithashtu, forumi synoi edhe shtrirjen e fokusit tek ndërhyrjet në universitete dhe tek eksplorimi i mundësive që tematika dhe aktivitete të CVE-së të përfshihen në programet e UAMD-së.

Qendra CVE e organizoi forumin në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Ndërkombëtare.