Qendra CVE vijon shkëmbimin profesional me Kosovën në fushën e P/CVE-së

Qendra CVE mbështeti aktivitetin: “Dialog me Komunitetin” në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri”
02/06/2021
Drejtori i Qendrës CVE merr pjesë në videokonferencën e Komisionit Evropian për Planin e Përbashkët për CT dhe P/CVE në Ballkanin Perëndimor
03/06/2021

Qendra CVE vijon shkëmbimin profesional me Kosovën në fushën e P/CVE-së

Qendra CVE vijon shkëmbimin profesional me Kosovën në fushën e P/CVE-së

Publisher: Cve.gov.al            02/06/2021

Në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në shkolla, Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, priti në takim një delegacion kosovar të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, koordinatorë të grupit teknik për çështjet e CVE-së pranë kësaj ministrie, këshilltarë dhe asistentë projekti, si dhe profesorë të asociuar.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës dy ditore nga delegacioni kosovar në Tiranë, si rrjedhojë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm të të dy vendeve në shkëmbimin e eksperiencave për rritjen e kapaciteteve të mësuesëve në identifikimin dhe parandalimin e fenomenit tek nxënësit që shfaqin sjellje ekstreme të dhunshme në shkollë.

Në përfundim të takimit u konkludua nga palët për hartimin e një agjende mbi realizimin e ndërhyrjeve të përbashkëta në fushën e parandalimit dhe ri-integrimit për arsimin parauniversitar dhe të lartë, si dhe u dakordësua për krijimin e një grupi të përbashkët pune për realizimin e moduleve që do të rrisin kapacitetet e mësuesëve për identifikimin, menaxhimin, parandalimin dhe ri-integrimin e nxënësve me sjellje radikale në shkollë.

Në ditën e dytë të vizitës, delegacioni Kosovar zhvilloi një takim në ambientet e Ministrisë së      Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) në Tiranë, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit,  znj. Zamira Gjini, si dhe grupi i punës për çështjet e P/CVE-së.