Qendra CVE zhvilloi takim me ekspertë psikologë mbi situatën e shtetasve të riatdhesuar në fazën e tretë

Drejtori i Qendrës CVE takohet me perfaqesues të Ambasadës Franceze me fokus rolin e Frances ne Shqiperi dhe ne rajonin e BP për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm
19/10/2021
Qendra CVE zhvillon tryezën e parë të Grupit Ndër-institucional të punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e Veprimit 2022-2026.
20/10/2021

Qendra CVE zhvilloi takim me ekspertë psikologë mbi situatën e shtetasve të riatdhesuar në fazën e tretë

Qendra CVE zhvilloi takim me ekspertë psikologë mbi situatën e shtetasve të riatdhesuar në fazën e tretë

Publisher: Cve.gov.al            19/10/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm zhvilloi një takim me ekspertët e jashtëm psikologë qe ndjekin shtetasit e rikthyer  pranë Qendrës Pritëse, të cilët mbështeten nga programet e partnerëve strategjikë të BE-së dhe SHBA-ve, të zbatuar nga IOM, TDH dhe Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (GCERF).

Psikologët ekspertë ndjekin rastet e shtetasve të riatdhesuar në fazën e tretë. Takimi u realizua pranë ambjenteve të Qendrës CVE.

Në fokus të këtij takimi ishte përditësimi i situatës, mbi progresin e këtyre shtetasve nga pikëpamja e trajtimit psikologjik, që nga momenti kur janë riatdhesuar. Në kuadër të misionit të saj koordinues, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm monitoron dhe ndjek përditësimin e situatës në këndvështrimin psikologjik të këtyre shtetasve me synimin kryesor, realizimin sa më efektiv të procesit të rehabilitimit të tyre dhe më pas të ri-integrimit të plotë në komunitet.