Publisher: Cve.gov.al 20/10/2021
Publisher: Cve.gov.al 20/10/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm zhvilloi tryezën e parë të punës të Grupit Ndër-institucional të Punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e Veprimit 2022-2026.
Në këtë tryezë të parë të punës u prezantua udhëzuesi teknik për ministritë e linjës dhe institucionet e tjera që zbatojnë masat kundër fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm. Gjithashtu u diskutua mbi draftin dhe hartimin e koncept dokumentit lidhur me objektivat strategjike dhe kalendarin e takimeve konsultative në vijim.
Grupet e punës te ministrive përkatëse do vijojnë punën me ekspertët e përzgjedhur të udhëhequr nga stafi dhe misioni i Qendres CVE, me qëllim realizimin e një dokumenti gjithëpërfshirës dhe me vizion të gjerë për kundërshtimin e fenomentit në Republikën e Shqipërisë.