Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zhvilluan në Lezhë dhe Kurbin trajnimin e mësuesve koordinatorë kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale trajnuan punonjës të disa institucioneve mbi të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale në raport me çështjet e P/CVE
19/05/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm publikoi studimin: “Eksplorimi i zhvillimit të një komunikimi strategjik në P/CVE në Shqipëri – Qasje e bazuar në kërkim”
25/05/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zhvilluan në Lezhë dhe Kurbin trajnimin e mësuesve koordinatorë kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zhvilluan në Lezhë dhe Kurbin trajnimin e mësuesve koordinatorë kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Publisher: Cve.gov.al            20/05/2021

Qendra CVE në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Shoqatën Internacionale për Solidaritet realizuan një trajnim kundër ekstremizmit të dhunshëm me mësues koordinatorë të Zyrave Vendore Arsimore në Lezhë dhe në Kurbin.

Trajnimi u realizua në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi i edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm” dhe mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Gjatë trajnimit u përcoll informacion mbi shenjat që shfaqin fëmijët e radikalizuar, nivelet nëpër të cilat një fëmijë kalon deri në radikalizim, faktorët që shtyjnë të rinjtë drejt radikalizimit, si dhe mbi mekanizmin bashkëpunues dhe referues që ekziston në nivel shkolle dhe në nivel vendor.