Publisher: Cve.gov.al 01/02/2021
Publisher: Cve.gov.al 01/02/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Zj Lejdi Dervishi dhe Drejtori Kombëtar i Organizatës Terre des hommes, Zj. Enkelejda Kallçiu, më 1 shkurt 2020, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre në kuadër të realizimit të procesit të ri-integrimit të të riatdhesuarve nga vendet e konfliktit, me fokus fëmijët e rikthyer nga këto zona. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në ofrimin e asistencës për shtetasit e riatdhesuar. Memorandumi u nënshkrua nga palët me qëllim institucionalizimin e bashkëpunimit mes tyre për nismat që synojnë parandalimin, rehabilitimin dhe ri-integrimin e fëmijve përballë fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm.