Publisher: Cve.gov.al 17/05/2021
Publisher: Cve.gov.al 17/05/2021
Qendra CVE së bashku me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, si dhe me partnerin “Terre des Hommes” realizuan në qarkun e Dibrës një trajnim 6-ditor me aktorët e vijës së parë për menaxhimin e rasteve gjatë procesit të ri-integrimit në komunitet të fëmijëve dhe familjeve të prekura nga fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Në fokus të trajnimit ishte edhe qasja gjithëpërfshirëse mbi proceset e shtetasve të riatdhesuar nga zonat e konfliktit.
Ky trajnim me temë: “Qëndrueshmëria dhe Ri-integrimi i Sigurt për fëmijët dhe nënat që kthehen nga zonat e luftës”, zhvillohet në kuadër të projektit që mbështet zbatimin e ndërhyrjeve nga organizata të shoqërisë civile, përmes skemës financiare të GCERF-it.