Publisher: Cve.gov.al 27/04/2021
Publisher: Cve.gov.al 27/04/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm së bashku me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës si dhe me partnerin Terres des Hommes, realizoi një cikël trajnimi 6 ditor me aktorët e vijës së parë kundër fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm në qarqet Korçë, Durrës dhe Tiranë.
Qëllimi ishte trajnimi i aktorëve të vijës së parë për menaxhimin e rasteve gjatë procesit të ri-integrimit në komunitet të fëmijëve dhe familjeve të prekura nga fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizimit të dhunshëm.
Trajnimi që u zhvillua në qytetet e Tiranës dhe Korçës u foksua në qasjen gjithëpërfshirëse mbi proceset e shtetasve të riatdhesuar nga zonat e konfliktit, mbi çështjet e reziliencës dhe strategjive bashkëpunuese.