Qendra Kundër Ektremizmit të Dhunshëm pjesë e panelit të aktivitetit: Sfida dhe arritje, linja telefonike kombëtare për ekstremizmin e dhunshëm

Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm pjesë e forumit: “Universitetet, fronti i ri i CVE- konsolidimi dhe zgjerimi i përfshirjes së arsimit universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”
18/03/2023
Rektorati i Korçës nënshkruan marrëveshje me qendrën CVE
26/04/2023

Qendra Kundër Ektremizmit të Dhunshëm pjesë e panelit të aktivitetit: Sfida dhe arritje, linja telefonike kombëtare për ekstremizmin e dhunshëm

Qendra Kundër Ektremizmit të Dhunshëm pjesë e panelit të aktivitetit: Sfida dhe arritje, linja telefonike kombëtare për ekstremizmin e dhunshëm

Publisher: Cve.gov.al            24/03/2023

Më datë 23.03.2023, në ambientet e Hotel “Hilton Garden Inn”, në koordinim me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, u organizua nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, nën drejtimin e Presidentes së kësaj organizate, Znj. Iris Luarasi, një aktivitet për promovimin e linjës kombëtare për ekstremizmin e dhunshëm, me temë “Sfida dhe arritje: Linja Telefonike Kombëtare për Ekstremizmin e Dhunshëm, Integrimi dhe Rehabilitimi”

Në këtë aktivitetet, merrnin pjesë në panel: Znj. Romina Kuko, Zv. Ministër i Brendshëm; Z. Denion Meidani, drejtor i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm; Z. Chad Twitty, Oficer i Marrëdhënieve me Publikun pranë ambasadës së SHBA, Tiranë, Znj. Iris Luarasi, Presidente e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, Znj. Vesa Kelmendi (on-line), përfaqësuese e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF) si dhe organizata të shoqërisë civile dhe bashkëpunëtorë të tjerë që kanë bërë të mundur mirëfunksionimin e kësaj linje telefonike.

“Sot, dy vite pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe për operimin e Linjës Telefonike kundër Ekstremizmit të Dhunshëm 0800 4545 midis Ministrisë së Brendshme, Qendrës CVE dhe Linjës së Këshillimit, mund të themi besimplotë se ka qenë një vendim i duhur i qeverisë shqiptare për të mbështetur projektin”- kanë qënë disa nga fjalët e hapjes nga drejtori i qendrës CVE, Z. Denion Meidani…

Është e rëndësishme të kuptojmë se askush nuk lind ekstremist i dhunshëm. Ekstremistët bëhen dhe mësohen. Çarmatosja e procesit të radikalizmit duhet të fillojë me informacion, dialog, respektim të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, shtoi ndër të tjera Meidani.

 

Znj. Luarasi u shpreh se kanë qenë mbi 400 thirrje telefonike të cilave LKGV u është përgjigjur si për mbështetje dhe këshillim psiko-social edhe për referim. Gjithashtu ajo tha se organizata e drejtuar prej saj ka qenë gjerësisht e përfshirë në procesin e drejtpërdrejtë të rehabilitimit dhe ri integrimit të këtyre të kthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.

 

Zëvendësministrja e brendshme Znj. Kuko theksoi në këtë aktivitet faktin sesa vulnerabël dhe i ekspozuar ngelet Ballkani sa i përket çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm. Sot, siç u shpreh ajo kemi të bëjmë me fenomenin e uljes së ndjeshmërisë ndaj fenomeneve që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm si rrjedhojë edhe e mediave sociale. Të gjitha këto e bëjnë të domosdoshme ekzistencën e kësaj linje telefonike si mjet mbështetës, këshillimi, referimi dhe informimi në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

 

Nga ana e Tij,  Z. Chad Twitty, Oficer i Marrëdhënieve me Publikun pranë ambasadës së SHBA, Tiranë shprehu se lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit është një luftë e përbashkët dhe duhet një bashkim forcash, mendimesh dhe një qasje gjithë përfshirëse për të fituar ketë luftë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë të mbështesin çdo nisëm të qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Brendshme për të luftuar dhe kundërshtuar radikalizmin, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, shtoi ndër të tjera Z. Twitty

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm vazhdon të jetë element kyç dhe pjesë vitale e strategjisë kombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit dhe si e tillë bashkëpunon çdo ditë me organizatat e shoqërisë civile dhe jo vetëm për përmbushjen e misionit të saj në përpjekje të vazhdueshme për ri integrimin me sukses në komunitet të të rikthyerve si dhe duke krijuar qasje rezistente ndaj ideologjive ekstremiste. “Ky bashkëpunim i frytshëm mes qendrës që unë drejtoj, institucioneve qeveritare e pushtetit lokal, organizatave të shoqërisë civile, dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë besoj se ka sjellë një reduktim të numrit të individëve që mund të jenë në rrezik ose që janë radikalizuar, një rënie në numrin e incidenteve të dhunshme dhe një përmirësim në qëndrueshmërinë dhe kohezionin e komunitetit.

Pikërisht këto rezultate më bëjnë konfident në punën tonë të përbashkët për të parandaluar radikalizmin dhe për të promovuar tolerancën e bashkëjetesën paqësore. Pikërisht, ky bashkëpunim, dhe sinergjitë, e derivuara prej tij janë arritja jonë më e madhe!”-ka përmbyllur fjalimin e tij Z. Meidani.