Rritja e mbrojtjes së hapësirave publike dhe infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor

Takimi i 4-ët i Komitetit Drejtues të Projektit Evropian – CIVIPOL
17/04/2025
Adresimi i rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar në komunitet si dhe përgjigja ndaj nevojave të të kthyerve nga zonat e konfliktit.
06/06/2025

Rritja e mbrojtjes së hapësirave publike dhe infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor

Rritja e mbrojtjes së hapësirave publike dhe infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor

Publisher: Cve.gov.al 05/06/2025

Në datat 28 maj – 4 qershor 2025, në Lion, Francë u zhvillua aktiviteti i radhës në kuadër të projektit evropian “Rritja e mbrojtjes së hapësirave publike dhe infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor” financuar nga Komisioni Evropian. Pjesë e fazës implementuese të Projektit, nën komponentin “Mbrojtja e Hapësirave Publike” aktiviteti i konceptuar si një kombinim mes seminarit dhe veprimtarisë ushtrimore / demonstruese bëri bashkë rreth 40 përfaqësues nga gjashtë vendet e Ballkanit, ku zbatohet ky Projekt, konkretisht Bosnje Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonise se Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

Nën udhëheqjen e Civipol, ekpertët e angazhuar nga katër shtetet implementuese – Franca, Italia, Kroacia dhe Greqia – trajtuan praktikat më të mira të BE-së lidhur me mbrojtjen e hapësirave publike gjatë ngjarjeve/eventeve të mëdha (sportive); roli dhe angazhimi i agjencive shtetërore, legjislacionin përkatës evropian, etj.

Për Shqipërinë, aktiviteti u ndoq nga Koordinatori Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit te Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi dhe përfaqësues të lartë dhe ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Qëllimi i aktivitetit ishte forcimi i kapaciteteve operacionale të autoriteteve kompetente, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe reagueshmëria ndaj sulmeve në hapësirat publike. Veprimtaritë u zhvilluan në frymë të lartë bashkëpunimi mes pjesëmarrësve.