Seminar dy ditor ne Bruksel mbi nje pasqyre te strategjive politike dhe qasjeve ndaj FTF-ve brenda BE-se dhe jashtë saj.

Seminar dy ditor ne Bruksel mbi nje pasqyre te strategjive politike dhe qasjeve ndaj FTF-ve brenda BE-se dhe jashtë saj.

Seminar dy ditor ne Bruksel mbi nje pasqyre te strategjive politike dhe qasjeve ndaj FTF-ve brenda BE-se dhe jashtë saj.

Publisher: Cve.gov.al 27/03/2025

Më datat 25 – 26 Mars 2025, Koordinatori Kombëtar dhe Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), znj. Lejdi Dervishi, mori pjesë në një seminar dy ditor të rëndësishëm në Bruksel, duke përfaqësuar Shqipërinë. Ky seminar ishte i organizuar nga Qendra e Njohurive të BE-së për Parandalimin e Radikalizimit.

Takimi kishte si qëllim menaxhimin e luftëtarëve të huaj terroristë (FTF), vullnetarëve dhe familjeve të tyre, duke pasur parasysh se vitet e fundit kthimi i FTF-ve nga zonat e konfliktit ka sjellë shqetësime dhe problematika komplekse për sigurinë globale. Përveç rrezikut të sigurisë, rehabilitimi dhe riintegrimi i këtyre individëve paraqet një tjetër nivel sfidues. Si pasojë, Bashkimi Evropian ka përmirësuar strategjinë e tij kundër terrorizmit dhe kërcënimit në rritje të FTF-ve.

Qëllimi i seminarit ishte të sigurohej një pasqyrë e strategjive politike dhe qasjeve ndaj FTF-ve brenda BE-së, si dhe jashtë saj (rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe MENA), si dhe për të përfituar një pasqyrë të kuadrit ligjor ndërkombëtar dhe kombëtar, duke adresuar sfidat që lidhen me trajtimin e FTF-ve dhe familjeve të tyre.

Përfaqësuesit e QKEDH-së ndanë përvojat e tyre lidhur me sfidat dhe menaxhimin e FTF-ve, duke u fokusuar në aspektet e ndryshme të riintegrimit dhe rehabilitimit të të kthyerve, si dhe duke trajtuar shqetësimet e ardhshme në lidhje me FTF-të. Kjo përpjekje kishte për qëllim krijimin e një procesi të qëndrueshëm dhe uljen e radikalizmit.

Rritja e mbrojtjes së hapësirave publike dhe infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor
28/02/2025
Forcimi i policimit në komunitet në Shqipëri – Faza e III-të 2024 – 2029
04/04/2025