Publisher: Cve.gov.al 17/06/2025
Publisher: Cve.gov.al 17/06/2025
QKEDH u ftua të ndaj eksperiencën e vet mbi punën me të rinjtë në fushën e parandalimit të radikalizmit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm në aktivitetin një ditor “Shkëmbimi rajonal mbi angazhimin e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm” që u zhvillua në Prishtinë, në datë 16 qershor 2025. Takimi shërbeu si platformë për të ndarë përtej kufijve praktikat më të mira, sfidat dhe mësimet e nxjerra.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i qasjes shumë aktoriale për të parandaluar dhunën e të rinjve dhe të ndërtojmë qëndrueshmërinë” zbatuar nga Advocacy Training and Resource Center (ATRC) në bashkëpunim me Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza të mbështetur nga granti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”.
Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore si dhe organizata/forume rinore të tre shteteve: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Në aktivitetin e ndarë në katër panele u diskutua mbi: pjesëmarrjen e të rinjve në mekanizmat lokal dhe bashkëpunimi me institucionet lokale; mbi iniciativat e suksesshme të udhëhequra nga të rinjtë, motivimet, sfidat dhe mësimet e nxjerra; bashkëpunimi rajonal mbi punën me të rinjtë dhe parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe gjuhës së urrejtjes – Vlerat dhe sfidat e shkëmbimeve rajonale dhe iniciativave të përbashkëta.