Publisher: Cve.gov.al 16/06/2025
Publisher: Cve.gov.al 16/06/2025
Qendra e Njohurive të BE-së mbi parandalimin e radikalizmit zhvilloi ( EU Knowledge Hub on Prevention of Radicalisation ) në Bruksel aktivitetin njëditor me temë “Strategjitë e Shteteve Anëtare të BE-së për Parandalimin e Radikalizimit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm – Mësime për Ukrainën”, që bëri bashkë politikbërës, përfaqësues, studiues dhe eksperte të ndryshëm të shteteve anëtare të BE-së dhe partnerë ndërkombëtarë, për të nxitur shkëmbimin e ekspertizës, kërkimit dhe praktikave më të mira në fushën e parandalimit dhe luftës ndaj ekstremizmit të dhunshëm (PCVE) në Evropë dhe në botë.
Në aktivitet u ftua Koordinatori Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (Ministria e Brendshme), znj.Lejdi Dervishi, për të ndarë përvojën pozitive shqiptare të përballjes me sfidat që paraqesin këto fenomene. Në fjalën e saj, Znj. Dervishi ndër të tjera evidentoi adresimin e duhur të kuadrit ligjor, qasjen e suksesshme ndërinstitucionale dhe praktikat e zbatuara në terren me qasje gjithëpërfshirëse, për t’i ardhur në ndihmë ligjvënësve ukrainas në përafrimin e kuadrit ligjor kombëtar me politikat e BE-së.
Përmes rrjetit të saj të ekspertëve, praktikuesve dhe politikëbërësve, EU Knowledge Hub mbështet iniciativat strategjike duke prodhuar raporte, lehtësuar diskutimet tematike dhe duke promovuar kërkime që informojnë strategjitë e sigurisë kombëtare dhe evropiane.