Takim i Komitetit Drejtues Rajonal “Ndërtimi i kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor për t’u marrë me sfidat që lidhen me riintegrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të huaj terroristë të kthyer nga konflikti (RFTF) dhe familjeve të tyre”

Denion Meidani: “Doktrinë të Përbashkët Rajonale” të luftës kundër Ektremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit.
11/10/2022
Takimi i Grupit Mbështetës për Iniciativën Kundër Terrorizmit në Shtyllën 1 të Ballkanit Perëndimor (WBCTi)
12/10/2022

Takim i Komitetit Drejtues Rajonal “Ndërtimi i kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor për t’u marrë me sfidat që lidhen me riintegrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të huaj terroristë të kthyer nga konflikti (RFTF) dhe familjeve të tyre”

Takim i Komitetit Drejtues Rajonal “Ndërtimi i kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor për t'u marrë me sfidat që lidhen me riintegrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të huaj terroristë të kthyer nga konflikti (RFTF) dhe familjeve të tyre”

Publisher: Cve.gov.al            12/10/2022

Është organizuar në Sarajevë dita e dytë e takimit të Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë për Ekstremizmin e Dhunshëm dhe Terrorizmin. Në këtë event, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm kryesuar nga drejtori i saj Z. Denion Meidani njekohësisht dhe Koordinator Kombëtar për ektremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, vijoi me raundin e dyte te takimeve me Organizaten Ndërkombëtare të Migracionit (IOM).

Në aktivitet merrnin pjesë Koordinatorët Kombëtar të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë Herzegovinës, Maqedonisë së Veriut, OSBE, znj. Laura Lungarati Shefe e Misionit, Koordinator Nën Rajonal për Ballkanin Perëndimor (IOM), znj. Klaudia Kuljuh Menaxhere e Programit Rajonal e IOM për Ektremizmin e Dhunshëm dhe Terrorizmin, Znj. Alketa Gaxha përfaqësuese e IOM Shqiperi, si dhe perfaqësues të shtrukurave të Antiterrorit, Ministrisë së Brendshme, përfaqësues nga vendet e rajonit etj.

Drejtori i Qendres CVE dhe Koordinatori Kombetëtar Z. Meidani, pasi shpjegoi proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të kthyer nga zonat e konfliktit në Shqipëri, ritheksoi faktin që Ballkani Perëndimor duhet të ketë një qasje rajonale të përbashkët dhe të mirëkoordinuar për kundërshtimin dhe luftimin e këtij fenomeni.