TAKIMI I KOMITETIT RAJONAL DIBËR

TAKIMI I KOMITETIT RAJONAL DIBËR

TAKIMI I KOMITETIT RAJONAL DIBËR

Publisher: Cve.gov.al 09/04/2025

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), koordinoi dhe mori pjesë në një takim të rëndësishëm me përfaqësues të Komiteteve Rajonale për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Takimi u mbajtë ditën e martë datë 8 prill 2025 , në Prefekturën e Qarkut Dibër.

Qëllimi i këtij takimi është forcimi i strategjive dhe mekanizmave për të luftuar kërcënimet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në nivel rajonal.

Mbas takimit u zhvillua trajnimi me temë “Forcimi i rolit të Komiteteve Rajonale në adresimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe në procesin e riintegrimit të të rikthyerve nga zonat e konfliktit”,Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Leaving the Past Behind: Building Resilience to Violent Extremism”,organizuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza me mbështetjen e GCERF, koordinuar nga QKEDH.

Trajnimi synon adresimin sfidat e ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit fetar, si dhe proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të rikthyer nga zonat e konfliktit si dhe forcimin e kapaciteteve të Komitetit Rajonal për të identifikuar dhe adresuar në mënyrë efektive rastet e individëve apo grupeve të rrezikuar nga radikalizimi. Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe praktikat më të mira, duke u fokusuar në rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirjes së komunitetit në këtë proces.

Nëpërmjet këtyre angazhimeve, QKEDH siguron që komitetet rajonale të kenë burimet dhe mbështetjen e nevojshme për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në komunitetet lokale.

Forcimi i policimit në komunitet në Shqipëri – Faza e III-të 2024 – 2029
04/04/2025
Trajnime të Komitetit Rajonal të Qarkut Gjirokastër
09/04/2025