Publisher: Cve.gov.al 05/06/2024
Publisher: Cve.gov.al 05/06/2024
Koordinatori Kombëtar, njëkohësisht Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm , Znj. Lejdi Dervishi, si dhe Znj. Alma Tandili, Drejtoreshë e Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, zhvilluan një takim me me përfaqësuesit e UNICEF Shqipëri (The United Nations International Children’s Emergency Fund), Z. Murat Sahin dhe znj. Edina Kozma.
Ky takim u mbajt në zyrat e UNICEF dhe fokusi ishte bashkëpunimi i ndërsjelltë mbi parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm tek grupet më vulnerabël (të miturit, të rinjtë etj.)
Gjatë takimit, gjithashtu u diskutua nga palët mbi mundësinë e implementimit të programeve për ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të Mekanizmit Referues Lokal, sigurimi i seancave të mentorimit dhe trajnimit për të gjurmuar referimin dhe për të mundësuar funksionalitetin efektiv të Mekanizmit Referues Lokal.
Në vijim u diskutua edhe për mundësinë e forcimit dhe zgjerimit të shërbimeve të qendrave multifunksionale në bashkitë të konsideruara “zona interesi”, ku familjet dhe fëmijët e kthyer mund të marrin shërbime të integruara apo edhe për ata të mitur që mund të jenë në “rrezik për t’u rekrutuar” ose prekur nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm në veçanti nga përdorimi i hapësirës dixhitale.
Gjithashtu, palët diskutuan mbi mbështetjen e mundshme, në kuadër të një qasjeje gjithëpërfshirëse sociale, të procesit të riintegrimit dhe risocializimit të fëmijëve, për të zhvilluar aktivitete ludiko-rekreative, sidomos, për fëmijë që kthehen nga zonat e konfliktit, si një nevojë e rëndësishme për të cilën u kërkua mbështetja e UNICEF, i cili ka prioritet kryesor mirëqënien e fëmijëve në komunitetet e tyre.