Trajnime për Komitetet Rajonale të Qarqeve Elbasan dhe Fier mbi Ekstremizmin e Dhunshëm dhe Riintegrimin

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në trajnimin e specializuar për të mbështetur familjet e kthyera nga zonat e luftës.
23/12/2024

Trajnime për Komitetet Rajonale të Qarqeve Elbasan dhe Fier mbi Ekstremizmin e Dhunshëm dhe Riintegrimin

Trajnime për Komitetet Rajonale të Qarqeve Elbasan dhe Fier mbi Ekstremizmin e Dhunshëm dhe Riintegrimin

Publisher: Cve.gov.al 27/12/2024

Më 26 dhjetor 2024, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) koordinoi dy seanca trajnimi për Komitetet Rajonale për Ekstremizmin e Dhunshëm të Qarqeve Elbasan dhe Fier, me temë “Adresimi i rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar në komunitet, si dhe përgjigja ndaj nevojave të të kthyerve nga zonat e konfliktit.”
Trajnimet, të zhvilluara në bashkëpunim me Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza nëpërmjet mështetjes së financuar nga Fondi Global i Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë në Komunitet synuan rritjen e kapaciteteve të anëtarëve të Sekretariateve Teknike të Komiteteve Rajonale për të identifikuar rastet dhe për t’i referuar ato si dhe për të diskutuar aspektet që lidhen me parandalimin e radikalizmin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm në kuadër të aktivitetit të Komiteteve Rajonale.
Në fokus të sesioneve ishte kuptimi i kontekstit shqiptar të radikalizimit, përvoja e krijuar me proceset e riintegrimit në komunitet të të kthyerve nga zonat e konflikit, profili psiko-social dhe nevojat specifike, si dhe faktorët që ndikojnë në një riintegrim të suksesshëm. Gjithashtu, pjesëmarrësit u thelluan mbi funksionimin e mekanizmave kombëtarë të referimit për raste të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional. Diskutimet gjatë trajnimeve nënvizuan nevojën për ndërgjegjësim të shtuar, trajtime të përshtatura dhe ndërtimin e një komuniteti më të sigurt dhe të qëndrueshëm në Shqipëri.