Trajnime të Komitetit Rajonal të Qarkut Gjirokastër

Trajnime të Komitetit Rajonal të Qarkut Gjirokastër

Trajnime të Komitetit Rajonal të Qarkut Gjirokastër

Publisher: Cve.gov.al 09/04/2025

Në datat 7 dhe 8 prill 2025, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm koordinoi dy seanca trajnimi për Komitetin Rajonal për Ekstremizmin e Dhunshëm në Qarkun e Gjirokastrës, me temë “Adresimi i rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar në komunitet si dhe përgjigja ndaj nevojave të të kthyerve nga zonat e konfliktit”.

Trajnimet e Komitetit Rajonal dhe Sekretariatit Teknik u zhvilluan në bashkëpunim me Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza nëpërmjet mbështetjes financiare të Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitet.

Në datën 7 prill u zhvillua trajnimi i Sekretariatit Teknik të Komitetit Rajonal, qarku Gjirokastër, i cili synoi rritjen e kapaciteteve të anëtarëve të Sekretariatit Teknik për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Komitetit Rajonal si dhe për të përmbushur detyrën e referimit të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe për të diskutuar masa për parandalimin e radikalizmit.

Në datën 8 prill, trajnimi u fokusua mbi Rolin e Komiteteve Rajonale në Parandalimin dhe Adresimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, proceset e rehabilitimit, riintegrimit dhe risocializimit dhe kuptimim e kontekstit shqiptar të radikalizimit. Anëtarët e Komitetit Rajonal u njohën me funksionimin e mekanizmave kombëtarë të referimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional. Gjatë diskutimeve u theksua nevoja për trajnime për të rritur ndërgjegjësimin e komunitetit ndaj fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

TAKIMI I KOMITETIT RAJONAL DIBËR
09/04/2025