TRAJNIMI EU4LEA: “Ngritja e kapaciteteve të punonjësve të Policisë së Shtetit”

Konferenca Rajonale për lancimin e ngritjes së Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
07/06/2024
Takimi i 20-të i Bordit Drejtues të Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF), 25-26 qershor në Gjenevë, Zvicër.
26/06/2024

TRAJNIMI EU4LEA: “Ngritja e kapaciteteve të punonjësve të Policisë së Shtetit”

TRAJNIMI EU4LEA: “Ngritja e kapaciteteve të punonjësve të Policisë së Shtetit”

Publisher: Cve.gov.al 21/06/2024

Në datat 18-21 Qershor 2024, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) mori pjesë dhe koordinoi punën me projektin e asistencës teknike EU FORLEA, financuar nga Bashkimi Evropian ( European Union in Albania ), për realizimin e trajnimit 4-ditor me temë “Trajnim për funksionet bazë dhe nivelin e mesëm për radikalizmin, ekstremizmin e dhunshëm, shenjat e hershme të radikalizmit, tendencat e radikalizmit, metodat e rekrutimit, praktikat më të mira të BE-së të monitorimit dhe përpunimit të informacionit rreth fenomenit, ekstremizmin e dhunshëm që çon në terrorizëm, si dhe kuadrin ligjor kombëtar të zbatueshëm.” Trajnimi kishte për qëllim përgatitjen e 60 zyrtarëve të Policisë së Shtetit, përfshirë patrullën e përgjithshme (OPP), oficerë të policimit në komunitet dhe përfaqësues nga drejtoritë vendore të policisë të niveleve të ndryshme. Trajnimi u mundësua nga EU4LEA dhe u drejtua nga Kol. Vincenzo di Peso, instruktor i nivelit të parë nga Departamenti i Sigurisë Publike, Drejtoria Qendrore për Shërbimet Policore Parandaluese për Kundërvënie ndaj Ekstremizmit dhe Terrorizmit të Jashtëm, Romë.
Kol. Vincenzo di Peso, në prezantimet e tij, adresoi strukturën e Ministrisë së Brendshme, Drejtorinë Qendrore të Policisë së Parandalimit, kuadrin Strategjik të BE-së lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, modelet e radikalizmit, vetëradikalizimin, strategjitë e ndërhyrjes dhe Rrjetin e Ndërgjegjësimit të Radikalizmit (RAN).
Në përfundim të trajnimit, të premten më 21 Qershor 2024, u shpërndanë certifikatat e
pjesëmarrjes në prani të Koordinatorit Kombëtar, znj. Lejdi Dervishi dhe drejtuesit të projektit EU4LEA, z. Fabio Ottaviani.
Ky trajnim shënoi një hap të rëndësishëm në përgatitjen e zyrtarëve për të përballuar dhe luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe përmirësuar aftësitë e tyre në monitorimin dhe trajtimin e këtyre fenomeneve.