Tryeza e Rrumbullakët Ndërkufitare për Parandalimin dhe Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit Online

Takimi i Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm – Qarku Korçë.
15/04/2026
QKEDH mirëpret Rrjetin Rajonal të Koordinatorëve për P/CVE nga Ballkani Perëndimor për shkëmbim përvojash në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
24/04/2026

Tryeza e Rrumbullakët Ndërkufitare për Parandalimin dhe Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit Online

Koordinatorja Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, mori pjesë dhe kontribuoi në Tryezën e Rrumbullakët Ndërkufitare për Parandalimin dhe Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit Online, e organizuar sot me pjesëmarrjen e praktikuesve, vendimmarrësve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbim të hapur dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Tryeza u pasurua nga kontributet e homologut Koordinatorit Kombëtar z.Pavle Trajanov, përfaqësuesve të Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Shkup: z.Darko Angelov, znj.Brunilda Halili, z.Sedat Ajdari, znj.Gerrit Zach, shoqëruar gjithashtu me një pjesëmarrje të gjerë institucionale të nivelit qendror e vendor përfshirë Prefekten e Qarkut Korçë, znj. Florinda Zegullaj, Kryetarin e Bashkisë Pogradec, z. Ilir Xhakolli, dhe Kryetarin e Bashkisë Librazhd, z. Mariglen Disha. Në takim ishin të pranishëm edhe Kryetari i Komitetit të Kulteve z.Klodian Bulku si dhe përfaqësues të organeve ligjzbatuese dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Diskutimet u fokusuan në:

* Prioritetet kombëtare dhe vendore në fushën e P/CVE;
* Sfidat dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar;
* Radikalizimin online dhe nevojën për qasje të koordinuara;
* Hapat konkretë për thellimin e bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët.

Kjo tryezë theksoi rëndësinë e forcimit të rrjeteve profesionale, besimit ndërinstitucional dhe angazhimit të përbashkët për të kaluar nga strategjitë në zbatim konkret.

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mbetet e angazhuar për të vijuar ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e komuniteteve .