Workshop i KE/“Menaxhimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Burgje dhe Parandalimin e Radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”

Budva/ Seminar ndërkombëtar për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm
01/12/2023
Adresimi i ekstremizmit të dhunshëm/Thirrje për shprehje interesi për Organizatat e Shoqërisë Civile – Afati 15 shkurt 2024
03/01/2024

Workshop i KE/“Menaxhimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Burgje dhe Parandalimin e Radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”

Workshop i KE/“Menaxhimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Burgje dhe Parandalimin e Radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”

Publisher: Cve.gov.al 04/12/2023

Projekti “Horizontal Facility for the Western Balkans and Türkiye” zhvilloi një tryezë të rrumbullakët në Tiranë me temë “Rritja e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor për menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”. Në këtë aktivitet ishin të ftuar Denion Meidani, Drejtor i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm njëkohësisht dhe Koordinatorin Kombëtar për CVE në Shqipëri si dhe Admir Abrija, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Gjatë fjalës së tij të hapjes, Meidani pasi falënderoi drejtuesin rajonal të projektit z. Predrag Šofranac, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të informacionit në luftën kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, veçanërisht brenda sistemit të burgjeve duke nënvizuar nevojën për një front të bashkuar dhe gjithëpërfshirës në këto përpjekje.

Ky aktivitet u fokusua në tema të ndryshme, duke përfshirë rehabilitimin dhe ri-integrimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm (VEPs), bashkëpunimin ndërinstitucional dhe sfidat në përgatitjen për lirimin e këtyre individëve. Këto diskutime nënvizuan praktikat dhe qasjet më të mira nga e gjithë Europa në menaxhimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Burgje dhe Parandalimin e Radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit.

Gjatë diskutimeve në një tryezë me ekspertë të Këshillit të Europës dhe pjesëmarrës nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimi të Provës, z. Meidani theksoi rolin jetik të forumeve ndërkombëtare të tilla në lehtësimin e ndërrimit efektiv të njohurive dhe veprimeve të përbashkëta kundër sfidave të CVE si dhe rëndësia e shkëmbimit të  informacionit dhe përvojave midis vendeve dhe organizatave të ndryshme. Ai nënvizoi se ky bashkëpunim është jetik në zhvillimin e strategjive inovative dhe efektive për luftimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, veçanërisht në kontekstin e sistemit të burgjeve. Gjithashtu, Meidani gjatë diskutimit vuri një theks të veçantë për vendosjen e protokolleve së vlerësimit dhe menaxhimit të riskut të radikalizimit për individët që futën në sistemin penitenciar dhe atë të shërbimit të provës për veprat penale të terrorizmit dhe ekstremizmit, ndërtimin e mekanizmave të “para lirimit” dhe “pas penale” për individët që përgatiten të lënë ose lënë sistemin penitenciar dhe vijojnë procesin e risocializimit në komunitet, si protokolle dhe mekanizma thelbësorë dhe shumë të rëndësishme në menaxhimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Burgje dhe Parandalimin e Radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit.

“Vetëm me këtë njohuri, vetëm me informacion të veprueshëm dhe shkëmbyer i koordinuar në kohë me të gjithë aktorët e përfshirë, mund të kalibrojmë strategjitë tona që të jenë efektive. Qasja jonë në burgje duhet të jetë metodike, duke ndjekur rrënjët dhe burimet e radikalizimit”,  tha ndër të tjera Meidani.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Brugjeve Admir Abrija, falënderoi drejtuesin rajonal të projektit z. Šofranac për organizimin e kësaj tryeze dy ditore si dhe falënderoi z. Meidani personalisht dhe Qendrën Kundër Ektremizmit të Dhunshëm për bashkëpunimin e deritanishëm në përpjekjen e përbashkëta për kundërshtimin e çdo lloj forme të radikalizmit dhe ektremizmit në burgje dhe jo vetëm.

Ky takim i organizuar nga Këshilli i Europës në Tiranë, shërbeu jo vetëm si një platformë për ndarjen e praktikave dhe përvojave më të mira në në menaxhimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Burgje dhe Parandalimin e Radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit, por gjithashtu forcoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e sfidave të ekstremizmit të dhunshëm. Njohuritë e fituara dhe marrëdhëniet bashkëpunuese të formuara gjatë këtij eventi pritet të kontribuojnë ndjeshëm në përpjekjet e Shqipërisë në menaxhimin efektiv të ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe përgatitjen e të burgosurve për ri-integrim të suksesshëm në shoqëri pas lirimit. Angazhimi për shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit dhe bashkëpunimit sinjalizon një qasje robuste dhe proaktive drejt një mjedisi rajonal më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.