Në pritje të kthimit të shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm organizoi në qytetin e Vlorës takimin e dytë të punës së grupit ndërministror që merret me këtë ështje. Takimi synoi finalizimin e planeve institucionale ministrore në përputhje me planin e ri-integrimit të të kthyerve, si dhe përgatitjen e grupeve të punës për realizimin e planit i cili përfshin tre faza.
Gjatë takimit, grupet e punës të do ministrie detajuan hapat që janë të nevojshme të ndërmerren për zbatimin e planeve institucionale të ministrive përkatëse duke parashikuar masat, kohën dhe radhën e ndërhyrjeve, numrin e personelit që do të angazhohet, vendndodhjen, burimet financiare si dhe nevojat për secilën fazë ndërhyrjeje.