QKEDH zhvillon seanca informuese për forcimin e kapaciteteve të Oficerëve të Policisë në DVP Elbasan mbi shenjat e hershme të radikalizmit.

Tirana mikpriti Takimin e 42-të të Kapitullit Europian të FBINAA
23/09/2026

QKEDH zhvillon seanca informuese për forcimin e kapaciteteve të Oficerëve të Policisë në DVP Elbasan mbi shenjat e hershme të radikalizmit.

Në kuadër të angazhimit për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), në bashkëpunim me ekipin e programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA), financuar nga Qeveria Suedeze, dhe në koordinim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar tre seanca informuese me Oficerët e Patrullës së Përgjithshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Seancat informuese u fokusuan në temën “Ndërgjegjësimi kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe njohja me shenjat e hershme të radikalizmit”, duke trajtuar shenjat e hershme të radikalizmit, faktorët dhe shkaqet që mund të çojnë drejt tij, si dhe radikalizimin online.
Këto seanca synojnë të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të Oficerëve të Policisë së Shtetit për identifikimin e hershëm dhe parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, përmes rritjes së njohurive dhe aftësive profesionale të strukturave të policimit në komunitet. Seancat zhvillohen gjithashtu në mbështetje të programit të shkollimeve dhe trajnimeve të Policisë së Shtetit për vitin 2026.
Trajnimet u zhvilluan me tre grupe të ndryshme, përkatësisht më 30 shtator, 9 tetor dhe 14 tetor 2026, dhe u drejtuan nga specialistët e QKEDH-së, znj. Marjola Çela, z. Indri Taçe dhe z. Elion Shehu, të cilët prezantuan konceptet kryesore dhe elementet që ndihmojnë punonjësit e policisë në njohjen e shenjave dhe identifikimin e hershëm të rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.