Në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për ri-integrimin e fëmijëve të kthyer nga Siria në shkollë, koordinatorja për Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë znj. Buci, sëbashku me Zëvendës/ ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Haxhiu dhe grupin e punës të ngritur në ministri, realizuan takimin e parë informues me të gjithë drejtorët e Drejtorive Rajonale të Arsimit Parauniversitarë (DRAP), Zyrave Vendore Arsimore (ZVA) si dhe me koordinatorët e zyrave që ndjekin Planin e Veprimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Të pranishmit u informuan mbi zonat potenciale që do të ri-integronin fëmijë, u orientuan mbi ngritjen e kapaciteteve të shkollave që do të përzgjidhen, si dhe detyrën që ato do të kenë në monitorimin efikas dhe të përditësuar të shkollave dhe rasteve.
Këto drejtori u angazhuan të tregoheshin vigjilentë në monitorimin e tyre duke treguar vëmendje të shtuar lidhur me: moslejimin e organizatave për të shtuar veprimtarinë e tyre në shkolla pa lejen e MASR-së;respektimin e privatësisë së nxënësit duke mos lejuar që të bëhen subjekt i kërkimeve të ndryshme;koordinim të përditësuar me strukturat e DRAP/ZVAP dhe MASR për ndjekje të rasteve, si dhe raportime periodike efikase tek DRAP/ZVAP.