Qendra CVE dhe organizata “SHIS” në aktivitetin përmbyllës të projektit “Promovimi edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm”

Qendra CVE zhvilloi sesione informuese mbi parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
26/09/2020
Qendra CVE dhe UNICRI trajnojnë punonjësit e vijës së parë
01/10/2020

Qendra CVE dhe organizata “SHIS” në aktivitetin përmbyllës të projektit “Promovimi edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm”

Qendra CVE dhe organizata “SHIS” në aktivitetin përmbyllës të projektit “Promovimi edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm”

Publisher: Cve.gov.al            30/09/2020

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinise (MASR) dhe Shoqatën Internacionale për Solidaritetin (SHIS) organizoi aktivitetin përmbyllës të projektit “Promovimi edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm”, të financuar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë. Qëllimi i projektit ishte zhvillimi i mëtejshëm i mekanizmit arsimor me fokus ngritjen dhe fuqizimin e rrjetit të mësuesve koordinatorë në funksion të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në shkolla. Në takim u prezantuan rezultatet e përfituara nga ky projekt të cilat
konsistojnë në krijimin e modulit për ngritjen e kapaciteteve të rrjetit të mësuesve koordinatorë në kuadër të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në shkolla; trajnimin e 350 mësuesve koordinator në qytetet Pogradec, Korçë, Librazhd, Elbasan, Cërrik, Tiranë, Durrës dhe Bulqizë;pilotimi i zbatimit të Planit kundër ekstremizmit të  dhunshëm për gjimnazin "Myslym Keta", si model i mirë për të transformuar shkollën në një vend miqësor për komunitetin. Aktiviteti në fjalë u përcoll edhe në mediat lokale dhe kombëtare.