Publisher: Cve.gov.al 17/09/2020
Publisher: Cve.gov.al 17/09/2020
Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në konferencën
ndërkombëtare online me temë “Edukim, qëndrueshmëri, gjithëpërfshirje” të organizuar në datat 15,16,17 Shtator 2020, nga Ambasadori Ndërkombëtar i Lirisë së Besimeve në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qëllimi i konferencës ishte promovimi i respektit, diversitetit dhe harmonisë fetare në sistemin arsimor, me qëllim kundërshtimin e ideve dhe narrativave që justifikojnë dhunën, diskriminimin dhe terrorizmin.
Në këtë konferencë, ku morën pjesë rreth 150 të ftuar nga shtete të ndryshme të botës, u evidentua roli i familjes, komunitetit dhe shkollave si hapësira ku të rinjtë mësojnë të respektojnë ose përçojnë diversitetin e tyre, se si duken, nga vijnë, ose çfarë adhurojnë.
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm është e angazhuar për të luftuar dhunën dhe diskriminimin me bazë fetare.