Në kuadër të koordinimit dhe bashkëpunimit të Qendrës CVE me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Shoqatës Internacionale për Solidaritet, zbatuese e projektit “Promovimi i edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm” që mbështetet nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në faqen zyrtare të MASR-së është çelur rubrika dedikuar rrjetit të mësuesve koordinatorë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë rubrikë janë publikuar Strategjia Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Plani i MASR-së në zbatim të kësaj Strategjie si dhe Skema e koordinatoreve kundër ekstremizmit te dhunshëm nga niveli qendror tek ai vendor.