Publisher: Cve.gov.al 10/05/2021
Publisher: Cve.gov.al 10/05/2021
Qendra CVE mori pjesë në tryezën online të diskutimit për prezantimin e protokollit ‘Mekanizmi i Sistemit të Referimit për Gratë dhe Vajzat në Konflikt me Ligjin’, që u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Organizatën ‘Nisma ARSIS’.
Protokolli standardizon praktikat proceduriale institucionale të ndjekjes dhe ri-integrimit të grave dhe vajzave, të cilat janë pjesë e sistemit të burgjeve, si dhe fëmijëve të tyre. Qendra CVE rekomandoi që në protokoll të shtoheshin edhe aspekte specifike të punës me të dënuara për vepra penale terroriste, si dhe nevoja për buxhetimin e këtij mekanizmi.