Publisher: Cve.gov.al 25/05/2021
Publisher: Cve.gov.al 25/05/2021
Qendra për Studim e Demokraci dhe Qeverisje (CSDG) publikoi studimin “Eksplorimi i zhvillimit të një komunikimi strategjik në P/CVE në Shqipëri – Qasje e bazuar në kërkim” i realizuar në bashkëpunim me Qendrën CVE.
Ky studim analizon prirjet e fundit mbi rolin e propagandës në nxitjen e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në vendin tonë. Ai shqyrton fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, politikat dhe masat e ndërmarra për parandalimin dhe luftën kundër këtij fenomeni, dhe gjithashtu, analizon ndikimin e propagandës si një nga faktorët kryesorë të radikalizmit.
Studimi do të mbështesë përpjekjet e Qendrës CVE për zhvillimin dhe vendosjen e komunikimeve efektive strategjike, në kuadër të zhvillimit të Komunikimit Strategjik që është një nga objektivat e Strategjisë Kombëtare për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
I përgatitur me mbështetjen e Hedayah, Qendrës Ndërkombëtare të Ekselencës për Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, ky studim mund të konsiderohet si një gur i fortë themeli në drejtim të mekanizmave mbrojtës që shteti dhe shoqëria shqiptare po ngre, për të mbrojtur vlerat demokratike në drejtim të parandalimit dhe kundërshtimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.