Qendra CVE mbështeti prezantimin e: “Portali unik për sinjalizimin e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme”, një bashkëpunim me shoqërinë civile dhe AKCESK

: Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Dervishi u ftua të merrte pjesë në cermominë e promovimit të albumit fotografik: “Haxhi Dede Reshat Bardhi 1935-2011” dhe librit: “Haxhi Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashinjve” pranë Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
11/06/2021
Thirrje e hapur për pjesëmarrje nga RAN për Ballkanin Perëndimor
24/06/2021

Qendra CVE mbështeti prezantimin e: “Portali unik për sinjalizimin e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme”, një bashkëpunim me shoqërinë civile dhe AKCESK

Qendra CVE mbështeti prezantimin e: “Portali unik për sinjalizimin e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme”, një bashkëpunim me shoqërinë civile dhe AKCESK

Publisher: Cve.gov.al            16/06/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, mbështeti nismën më të re të ndërmarrë kundër fenomenit tw ekstremizmit të dhunshëm, duke marrë pjesë në prezantimin e “Portali unik për sinjalizimin e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme”, që u organizua nga Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Qendrën CVE dhe Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike. Gjatë prezantimit morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe të shkollave që funksionojnë si qendra komunitare, të cilat kanë eksperiencë në trajtimin e çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm.

Qëllimi i këtij portali është, që të krijohet një hapësirë e sigurtë online dhe të parandalohet përhapja e mëtejshme e ekstremizmit të dhunshëm në rrjet. Ky shërbim do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve dhe të rinjve për të raportuar përmbajtje të paligjshme/dëmshme të hasura gjatë lundrimit në internet. Raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga autoritetet përgjegjëse për të bërë vlerësimin e rastit, si dhe për të marrë masa të menjëhershme ndaj këtyre përmbajtjeve.

Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi theksoi rëndësinë e zhvillimit të portaleve të tilla, por edhe nevojën e ngritjes së kapaciteteve mbi mënyrat e përdorimit të këtij portali, si dhe për të siguruar ndërgjegjësimin e vazhdueshëm të shoqërisë lidhur me fenomene të tilla.

Linku i portalit: https://cesk.gov.al/permbajtje_te_paligjshme.html