Qendra CVE kontribuoi në eventin e organizuar nga Kombet e Bashkuara (KB), në kuadër të “Java Kundër Terrorizmit”.

Qendra CVE merr pjesë në workshop-in “Mirëqënia në Ballkanin Perëndimor” që u zhvillua në Mal të Zi
25/06/2021
Qendra CVE përshëndeti hapjen e shkollës verore “Rinia Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”
25/06/2021

Qendra CVE kontribuoi në eventin e organizuar nga Kombet e Bashkuara (KB), në kuadër të “Java Kundër Terrorizmit”.

Qendra CVE kontribuoi në eventin e organizuar nga Kombet e Bashkuara (KB), në kuadër të "Java Kundër Terrorizmit".

Publisher: Cve.gov.al            25/06/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi, kontribuoi në veprimtarinë e organizuar nga Kombet e Bashkuara (KB), në kuadër të “Java  Kundër Terrorizmit”. Eventi u titullua “Jeta pas ISIS: Kthimi i individëve të lidhur me grupe terroriste nga Siria dhe Iraku dhe mbështetja e KB në dispozicion të Shteteve Anëtare përmes Kuadrit Global”.

Ngjarja nënvizoi disa konsiderata kryesore për Shtetet Anëtare dhe komunitetet ndërkombëtare për të përmbushur sfidat e lidhura me mbrojtjen, ndjekjen penale, rehabilitimin dhe ri-integrimin e të kthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, dhe theksoi mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për Shtetet Anëtare përmes Kuadrit Global.

Drejtoresha e Qendrës CVE, Znj. Dervishi prezantoi progresin dhe përforcimet e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në lidhje me luftën kundër terrorizmit, parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm (P / CVE) në Shqipëri.