Publisher: Cve.gov.al 21/10/2021
Publisher: Cve.gov.al 21/10/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi, përshëndeti punimet e konferencës rajonale “Rimendimi i Tolerancës Fetare midis Partnerëve të Ballkanit Perëndimor” të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Në fjalën e saj, Znj. Dervishi nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Qendrës CVE dhe Komuniteteve Fetare, si dhe bashkëpunimin e frytshëm institucional me Këshillin Ndër-Fetar të Shqipërisë në kuadër të rolit të edukimit mbi religjionin në parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm.
Konferenca u organizua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në kuadër të nismës “Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndër-besimtar dhe ndër-fetar në Ballkanin Perëndimor”.
Të pranishëm në kete event ishin te gjithë autoritetet fetare te njohura zyratrisht ne Shqiperi të cilët shprehën mendimet e tyre si dhe vlerësuan bashkepunimin e deritanishëm me Qendrën Cve.