Publisher: Cve.gov.al 17/11/2021
Publisher: Cve.gov.al 17/11/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj Dervishi kontribuoi në punimet e konferencës “Rritja e kapaciteteve dhe trajnimeve për stafin e burgjeve dhe shërbimit të provës duke adresuar çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm” në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Këshilli i Evropës.
Në fjalën e saj, znj. Lejdi Dervishi theksoi punën që ka bërë Qendra CVE për koordinimin dhe trajtimin e kësaj çështjeje me rëndësi maksimale duke zhvilluar takime periodike me përfaqësues të lartë të insitutcioneve të drejtësisë, të burgjeve dhe të shërbimit të provës, me qëllim ndërgjegjësimin e përfaqësuesëve të këtyre institucioneve për rolin e rëndësishëm që ata kanë, në parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm, në të gjitha fushat e zbatimit të aktiviteteve të tyre, me fokus procesin e kthimit dhe riintegrimit të individëve nga zonat e konfliktit.
Gjithashtu, Znj. Dervishi ndau eksperiencat e ndjekura në Shqipëri për rritjen e kapaciteteve dhe trajnimin e stafit të sistemit penitenciar dhe shërbimit të provës në parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE).